Manuale trajnimi

Në këtë seksion përmblidhen manuale trajnimi dhe kurrikula mësimore në gjuhën shqipe të zhvilluara nga aktorë lokalë dhe ndërkombëtare lidhur me edukimin mediatik dhe luftën ndaj dezinformimit. Manualet e mëposhtme u drejtohen grupmoshave dhe grupeve të ndryshme të popullatës, si studentë, gazetarë, mësues dhe aktivistë. Për të shfletuar manualet e plota, ju lutem vizitoni burimin origjinal të informacionit.

Manuale trajnimi

Mendim Kritik, Klikim i Mençur

Instituti Shqiptar i Medias, me mbështetjen e UNESCO, ka sjellë në gjuhën Shqipe Kurrikulën e Edukimit mbi Median dhe Informacionin, të titulluar “Mendim Kritik, Klikim i Mençur”. Kjo kurrikul është botuar fillimisht nga UNESCO në vitin 2021 dhe paraqet një kornizë shteruese aftësish mbi edukimin për median dhe informacionin, duke i ofruar mësuesve dhe nxënësve sugjerime pedagogjike të strukturuara. Modulet janë të larmishme dhe të detajuara, si edhe mbulojnë gamën e kompetencave të domosdoshme për të lundruar ekosistemin e sotshëm të komunikimit.

Manuale trajnimi

Edukim Mediatik: Manual Për Trajnerë – Mësojmë të Njohim!

Ky Manual për trajnues I hartuar nga IREX është krijuar si udhëzues praktik për secilin që ka përfunduar trajnimin për edukim mediatik dhe informues “Mësojmë të njohim” (Learn to Discern – L2D) në kuadër të Projektit të USAID-it për të edukim mediatik “Të rinjtë mendojnë” (YouThink). Manuali mbulon strategjitë më të zakonshme për dezinformimin dhe manipulimin në media dhe prezanton mjetet bazë për kontrollimin e informacioneve dhe vlerësimin e mesazheve të ndryshme mediatike.

Manuale trajnimi

Manuali i Demontimit të Keqinformimit

Që kur u botua për herë të parë në 2011, Manuali i Demontimit të Keqinformimit, një udhëzues për zhbërjen e dezinformatave, është përkthyer në 18 gjuhë. Dy autorët e manualit origjinal, Stephan Lewandowsky dhe John Cook, kontaktuan me studiues të tjerë të cilët shqyrtojnë mënyrën më efikase për të luftuar dezinformimin dhe 20 prej tyre u regjistruan si bashkëautorë, gjë që rezultoi në këtë version të rishikuar të vitit 2020. Botuar fillimisht nga SkepticalScience.com, Manuali i Demontimit të Keqinformimit 2020 është përkthyer së fundmi nga Transitions dhe SEENPM dhe në gjuhën shqipe.

Manuale trajnimi

Manual Praktik mbi Edukimin Mediatik

Ky manual përmbledh elementët thelbësor të trajnimit të rinisë në metodat më të përshtatshme për edukimin mediatik, shoqëruar dhe nga prezantimet përkatëse me PowerPoint. Këto materiale ndërthurin trajnimin përmes zbërthimit në teori të elementeve thelbësore të edukimit mediatik, dhe prekjes në praktikë të tyre, përmes shembujve realë dhe ushtrimeve për pjesmarrësit. Manuali është hartuar nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore dhe Qendra Hand to Hand Against National Apathy – H.A.N.A.

Manuale trajnimi

Manual Trajnimi: Edukimi për Median dhe Informacionin në Gazetari

Ky manual është prodhuar nga UNESCO dhe i drejtohet gazetarëve dhe pedagogëve të gazetarisë në zbatimin e aktiviteteve të tyre profesionale, dhe kryesisht duke u angazhuar në edukimin mediatik dhe të informacionit. Manuali bazohet në parimin e integrimit të edukimit formal dhe praktikës në fushën e gazetarisë. Ky manual është përkthyer në shqip nga Instituti Shqiptar i Medias.

Manuale trajnimi

Edukimi Mediatik – Një Manual Praktik për Trajnues

Ky manual për trajnerë është përgatitur nga Qendra IMPAKT dhe ka si autorë Engjëll Gjugja, Oltiana Rama dhe Annamaria Xhuli. Ai fokusohet në fuqizimin e të rinjve në këtë fushë, përmes ndritjes së njohurive mbi katër shtylla të rëndësishme: Njohuri për median; Përdorimi i mediave; Kreativiteti personal në media; dhe Kritika e medias.

Faqja [tcb_pagination_current_page] nga [tcb_pagination_total_pages]

Burime mbi disinformimin

Raporte dhe Studime

Databaza

Verifikimi i fakteve