Rreth Nesh

Kjo faqe ka për qëllim të shërbejë si një mjet ndërgjegjësues për luftën kundër disinformimit të shpërndarë në gjuhën shqipe nga aktorë lokalë dhe të huaj, përmes prezantimit të studimeve dhe monitorimeve të përmbajtjes së medias tradicionale dhe rrjeteve sociale, si dhe burimeve të ndryshme informuese dhe trajnuese të publikuara ndër vite nga akademikë, media dhe organizata lokale.

Kjo faqe dhe të dhënat e saj janë produkt i Rrjetit Ballkanik për Gazetarinë Investigative në Shqipëri (BIRN Albania) dhe Qendrës së Shkencës dhe Inovacionit për Zhvillim (SCiDEV). Përmbajtja është në dispozicion nën licencën ndërkombëtare Creative Commons Attribution 4.0

Kjo faqe u zhvillua me mbështetjen financiare të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Opinionet, gjetjet, përfundimet apo rekomandimet e shprehura në të janë përgjegjësi e autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Për pyetje ose informacion të mëtejshëm, kontaktoni në adresën: [email protected]