Verifikimi i fakteve

Në këtë seksion ofrohet informacion mbi organizatat kryesore të verifikimit të fakteve që publikojnë në gjuhën shqipe, të cilat në mënyrë të vazhdueshme faktojnë vërtetësinë e premtimeve dhe deklaratave politike, por dhe lajmeve që qarkullojnë në media dhe rrjetet sociale në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Për më shumë informacion mbi organizatat dhe për të lexuar shkrimet e tyre fact-checking, ju lutem vizitoni burimin e informacionit.

Verifikimi i fakteve

Faktoje.al – Shqipëri

Faktoje është një organizatë mediatike që verifikon faktet përmes një metodologjie të standartizuar profesionale, e cila prej vitesh zbatohet nga Rrjeti Ndërkombëtar i Verifikimit të Fakteve ku “Faktoje” është anëtarësuar në fillim të vitit 2020. Misioni i tyre është të faktojnë vërtetësinë e premtimeve, deklaratave dhe veprimeve të zyrtarëve publikë (ose subjekteve private që përfitojnë nga fonde publike) dhe të publikojnë të vërtetën.

Verifikimi i fakteve

Kallxo.com – Kosovë

Kallxo.com është një media e pavarur e themeluar në vitin 2012 nga Interneës Kosova dhe BIRN Kosova, e cila prej vitit 2017 ka krijuar një seksion të posaçëm për verifikimin e fakteve. ‘Krypometër’ përmbledh artikuj dhe fakte mbi vërtetësinë ose jo të deklaratave publike të kryera nga politikanë, funksionarë public dhe media lokale, me qëllim informim e drejtë të publikut.

Video dhe kurse

Hibrid.info – Kosovë

Platforma për luftën kundër dezinformatës “hibrid.info” është projekt i organizatës joqeveritare Action for Democratic Society (ADS). Qëllimi i platformës është kontributi në ofrimin e informacionit të saktë, të bazuar në fakte përmes analizës së kontrollimit të fakteve të paraqitur në media dhe publikime tjera, për të zbehur ndikimin e lajmeve “sensacionale” të politikës, të teorive konspirative, teorive pseudo-shkencë dhe dezinformatave tjera.

Verifikimi i fakteve

Meta.mk – Maqedoni e Veriut

Platforma Meta.mk është projekt i organizatës joqeveritare me bazë në Maqedoninë e Veriut Metamorphosis. Qëllimi i platformës është kontributi në luftën ndaj disinformimit dhe keqinformimit, përmes edukimit mediatik dhe verifikimit të fakteve. Platforma ofron nënfaqen e saj dhe në gjuhën shqipe, duke publikuar shkrime të prodhuara nga kjo organizata dhe media të tjera partnere.

Faqja [tcb_pagination_current_page] nga [tcb_pagination_total_pages]

Burime mbi disinformimin

Manuale trajnimi

Raporte dhe Studime

Databaza