Video dhe kurse

Në këtë seksion përmblidhen burime të ndryshme në gjuhën shqipe të hartuara nga organizata të shoqërisë civile me qëllim angazhimin interaktiv të të rinjve dhe të rejave në identifikimin e dezinformimit dhe propagandës. Për të ndjekur kurset online, për të parë videot dhe testuar njohuritë tuaja, ju lutem vizitoni burimin origjinal të informacionit.

Video dhe kurse

Gjurmo të Vërtetën

“Gjurmo të Vërtetën” është një nismë e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, mbi dezinformimin dhe edukimin mediatik në vend. E shtrirë në hapësirën online të informacionit, “Gjurmo të Vërtetën” vjen si një ftesë ndaj qytetarëve dhe profesionistëve të medias për të reflektuar mbi logjikën dhe ndikimin e dezinformimit. Ajo ofron këshilla dhe njohuri praktike, se si dallohet informacioni i vërtetë dhe objektiv nga ai keqinformues, dezinformues apo i rremë, ndërsa ndalet në tematika aktuale, që jo në pak raste janë vendosur në shënjestër për përmbajtje të pavërtetë.

Video dhe kurse

Vërtet i Verifikuar: Kursi online për Edukimin për Median

Vërtet i Verifikuar është një kurs online i zhvilluar nga IREX-i në Shqipëri që do t’ju ndihmojë të vlerësoni rrjedhën e informacionit në jetën e përditshme dhe do t’ju pajisë me aftësi që mund t’i përdorni për të dalluar dezinformimin dhe propagandën. Ai përbëhet nga pesë kapituj të ndarë, ku brenda secilit ju mund të gjeni informacion, video dhe kuize të cilat i ndihmojnë nxënësit dhe të rinjtë të mësojnë në mënyrë argëtuese. Nëse ju vendosni të ndiqni të gjithë kapitujt online, ju mund të merrni dhe një çertifikatë në përfundim të programit.

Video dhe kurse

Kuize dhe Ushtrime Online: Testoni Njohuritë Tuaja

Platforma edukuese TALMIL, e zhvilluar nga Agjencia Franceze e Zhvillimit të Mediave, sjell në gjuhën shqipe dy kuize për të rinjtë e moshës 15 deri në 19 vjeç, ku përmes argëtimit ju mund të testoni njohuritë tuaja mbi: Median dhe Informacionin dhe Info apo Infox. Gjithashtu, në këtë faqe mund të gjeni ushtrime praktike mbi Si të verifikoni besueshmërinë e një faqeje web-i lajmesh; Si të shkuani artikullin tuaj; Si të krijoni Fake News-in më të mirë të vitit; apo dhe Si të krijoni revistën tuaj online.

Video dhe kurse

Moduli Online: Edukimi Mediatik

Moduli “Edukimi Mediatik” është hartuar nga Citizen Channel dhe është pjesë e një serie prej tre kursesh online të publikuar në platformën “Sheshit”. Ky kurs mund të plotësohet online në mënyrë individuale, në çdo kohë dhe synon të pajisë qytetarët dhe gazetarët me një set aftësish dhe dijesh praktike rreth mënyrës si konsumohet produkti mediatik. Pas plotësimit të moduleve, kursit dhe ushtrimeve praktike, çdo pjesëmarrës do të pajiset me një certifikatë nga Citizens Channel për përfundimin me sukses të modulit “Edukimi Mediatik”.

Video dhe kurse

Video edukuese kundër lajmeve të rreme

Faktoje.al një organizatë shqiptare e fokusuar në verifikimin e lajmeve, ka përgatitur dhe publikuar një seri videosh informuese të cilat mund të përdoren nga të rinjtë por dhe mësuesit për të mësuar më shumë rreth lajmeve të rreme dhe dizinformimit, si dhe mjetet me të cilat mund t’i luftojmë ato. Për më shumë informacion, mund të ndiqni në faqen e organizatës.

Video dhe kurse

Manuali Online për të Rinjtë: Zbuloj Mediat Përmes Shembujve Konkretë

Nëse jeni një i ri ose e re e moshës 15 deri në 19 vjeç dhe doni të mësoni më shumë rreth mediave, gazetarisë dhe si të luftoni disinformimin, platforma edukuese TALMIL, e zhvilluar nga Agjencia Franceze e Zhvillimit të Mediave, sjell në gjuhën shqipe, një manual online të ndarë në nëntë kapituj kryesorë. Brenda secilit prej tyre do të gjëni informacion të thjeshtuar, si dhe shembuj konkretë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Faqja [tcb_pagination_current_page] nga [tcb_pagination_total_pages]

Burime mbi disinformimin

Manuale trajnimi

Raporte dhe Studime

Verifikimi i fakteve

Databaza