Në këtë seksion përmblidhen studimet më të fundit të kryera nga aktorë lokalë dhe ndërkombëtare lidhur me përhapjen e dezinformimit dhe lajmeve të rreme në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Për të lexuar studimet e plota, ju lutem vizitoni burimin e raportit ose studimit.
Korniza Ligjore dhe Vetërregulluese kundër Gjuhës së Urrejtjes dhe Dezinformimit në Shqipëri
Ky botim i Institutit Shqiptar të Medias, rrjetit SEENPM dhe Peace Institute në Ljubljanë analizon kuadrin ligjor mbi rregullimin e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit, si dhe sistemin e mekanizmat ekzistuese për vetërregullimin e organeve mediatike. Ky material informativ paraqet një përmbledhje të legjislacionit, masave ndëshkuese, udhëzimeve dhe mekanizmave ekzistuese që mund të përdoren për t’i vënë mediat para përgjegjësisë për shkelje etike që lidhen me gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin.
Mapping Fake News and Disinformation in the Western Balkans and Identifying Ways to Effectively Counter Them
Ky raport i publikuar nga Bashkimi Europian paraqet situatën e narrativave kryesore të dezinformimit dhe kundër-dezinformimit në vendet e Ballkanit Perëndimor, mes të cilave dhe Shqipëri, në periudhën nga 2018 deri në 2020. Raporti është fokusuar në tre sfidat kryesore të dezinformimit: sfidat e jashtme ndaj besueshmërisë së BE-së; dezinformata lidhur me pandeminë COVID-19; dhe ndikimi i dezinformimit në zgjedhje dhe referendume.
Televizionet i Shtruan ‘Tapetin e Kuq’ Teorive Konspirative kundër Vaksinave
Ky artikull i botuar nga BIRN analizon se si indivië të caktuar gjetën një audiencë duke shpërndarë teori konspirative për vaksinën e COVID-19 në mediat audiovizive, të cilat vrapuan ta kapitalizonin suksesin pa marrë parasysh pasojat për shëndetin publik.
Roli i palëve të treta në media sociale në zgjedhjet shqiptare
Ky artikull i botuar nga BIRN analizon se si reklamat politike të paguara nga “para të errëta” anonime të shpërndara përmes mediave sociale u panë më shumë se 50 milionë herë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit 2021, duke shpërndarë gjuhë urrejtjeve dhe pamje të manipuluara.
The Suspicious Virus: Conspiracies and COVID19 in the Balkans
Ky studim i publikuar nga Balkans in Europe Policy Advisory Group (BiEPAG) paraqet gjetjet e sondazheve publike të kryera në gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor, mes të cilave dhe Shqipëria, lidhur me perceptimet e popullsisë mbi teoritë konspirative mbi pandeminë e COVID-19. Gjetjet e studimit tregojnë se mbi 75% e popullsisë në Ballkan besojnë në një ose më shumë nga teoritë konspirative të shpërndara përmes dezinformimit.
Si u Bënë Virale Lajmet e Rreme për Pandeminë e COVID-19 në Shqipëri
Ky artikull i botuar nga BIRN analizon të dhëna që tregojnë se lajmet e rreme ose dezinformuese për COVID-19 u bënë virale dhe u shpërndanë në mediat sociale, duke gjeneruar më shumë angazhime/shpërndarje se postimet e televizioneve dhe gazetave më të mëdha shqiptare.
Faqja [tcb_pagination_current_page] nga [tcb_pagination_total_pages]