Leonardo DiCaprio dhuron 10 milionë dollarë për ushtrinë ukrainase

Përmbledhja

Ditët e para të marsit 2022, në rrjete sociale dhe media të ndryshme online u shpërnda lajmi se aktori amerikan Leonardo DiCaprio kishte dhuruar 10 milionë dollarë për Ushtrinë Ukrainase pasi gjyshja e tij ishte nga Ukraina.

Përgënjeshtrimi

Lajmi rezultoi të ishte i rremë dhe u përgënjeshtrua nga një mik i afërt i aktorit. Ai konfirmoi se DiCaprio kishte bërë donacione humanitare në lidhje me Ukrainën për CARE, Komitetin Ndërkombëtar të Shpëtimit, Save the Children dhe agjencinë e refugjatëve të OKB-së dhe se gjyshja e aktorit nuk ishte nga Ukraina.

  • Shkrime përgënjeshtruese në media të huaja:

Logically.ai, United Kingdom; Doğruluk Payı, Turkey; Rumor Scanner, Bangladesh; Teyit.org, Turkey; LeadStories, United States; LeadStories, Russia; PolitiFact, United States; Vistinomer, North Macedonia; Raskrinkavanje.me, Montenegro

  • Shkrime përgënjeshtruese të identifikuara në gjuhën shqipe:

Factchecker-ks.org; Radioplus.fm


Të ngjashme