Putin nxjerr komandantin obez në fushë-betejë

Përmbledhja

Rreth fundit të muajit qershor në rrjete sociale dhe media të ndryshme qarkulloi masivisht fotoja e një gjenerali të shëndoshë rus të dalë në pension, të cilin u pretendua se Putini e kishte nxjerrë në front. Personi në foto pretendohej se ishte gjenerali Pavel dhe ajo u shoqërua më përshkrimin se ai hante pesë vakte dhe pinte një litër vodka në ditë.

Përgënjeshtrimi

Fotoja në fjalë është nxjerrë nga konteksti. Në foto shohim rusin Ivan Ivanovich Turchin, ish-ushtar dhe roje kufitare. Fotoja është bërë më 27 maj 2022 në qytetin rus të Elan, në prag të Ditës së Gardës Kufitare, një festë ruse.

  • Shkrime përgënjeshtruese në media të huaja: 

https://www.knack.be/factcheck/, Belgium;  Faktograf.hr, Croatia


Të ngjashme